Shkencëtarët thonë se qëndrimi zgjuar gjatë natës për një kohë të gjatë mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë edhe vdekjen e parakohshme.
Revista shkencore Chronobiology International ka publikuar studimin në të cilin thuhet se nëse qëndroni zgjuar natën atëherë rrezikoni të prekeni nga diabeti, çrregullimet psikike dhe vdekja e parakohshme.
Shkencëtarët kanë kryer analiza të 433.268 personave të rritur në Britani të Madhe gjatë një periudhe prej gjashtë vjet e gjysmë.
Gjatë studimit kanë vdekur më shumë se 10.000 bashkëpjesëmarrës dhe shkencëtarët kuptuan se kanë vdekur dhjetë për qind e atyre që kishin deklaruar se qëndrojnë zakonisht natën zgjuar.