Është publikuar kontrata e nënshkruar për ri-asfaltimin e një segmenti të rrugës Bukosh-Prelluzhë.
Ri-Asfaltimi i kësaj rruge parashihet të jetë rreth 13.1 kilometra, dhe shuma e ndarë nga Ministria e Infrastrukturës, për asfaltimin e kësaj rruge kap shifrën rreth 2 milion euro, apo më saktësisht 1,990.332.85€.
Shumë aktiv për ta çuar përpara çështjen e asfaltimin të kësaj rruge ka qenë edhe kryetari Tahiri, i cili ka realizur takim edhe
me Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj.