Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Merret ky vendim për të dyshuarin në vrasjen e Armend Kutllovcit nga Vushtrria

    21/04/2018 | 23:48Updated:22/04/2018 | 08:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Janë bërë më shumë së një muaj nga vrasja e Armend Kutllovcit në vendin e punës, përkatësisht në Babimoc të Obiliqit.

    Sipas organeve të hetuesisë, Kutllovci u vra në punë aksidentalisht nga i dyshuari F.T nga komuna e Dragashit.

    Mësohet se të dyshuarit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka për Indeksonline ka thënë se prokurorja e rastit ka kërkuar t’i vazhdohet paraburgim të dyshuarit.

    “Prokurorja e rastit, Ferdane Sylejmani ka dhënë urdhër që të vazhdohet paraburgimi ndaj të dyshuarit F.T edhe për dy muaj”, ka thënë Beka.

    Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje po e cilësojnë si aksidentale.

    I ndjeri ishte nga fshati Dobërllugë të Vushtrrisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.