Jo të gjitha çiftet e kuptojnë se nevojitet përpjekje dhe përkushtim nga dy palët për një jetë të mirë familjare.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 950,000 martesa në Evropë (nga gjithsej 2.1 milionë) eventualisht përfundojnë në divorc, transmeton Telegrafi.
Një studim nga ‘Slater & Gordon Lawyers’ ka identifikuar se cilat vite të martesës janë më të lumturat dhe cilat më të vështira.
3 VJET MARTESË
Ekziston një mendim që thotë se dashuria zgjatë vetëm 3 vjet. Pastaj çifti ndahet ose lidhja bëhet më pak ideale se ç’ka qenë më parë. Por në realitet, pas tri vjetëve lidhje, njerëzit bëhen më të prirë t’i pranojnë dobësitë e partnerit dhe, kësisoj, ndihen më komod në lidhje.
Është gjithashtu gjë e zakonshme se në vitin e tretë të martesës çifti vendos të sjell në jetë një fëmijë. Kështu, lidhja bëhet më e fortë dhe viti i tretë i martesës besohet të jetë më i lumturi.
5 VJET MARTESË
Problemet e para dhe të vërteta mund të fillojnë në vitin e 5’të të lidhjes familjare. Gjatë kësaj periudhe kohore, fëmijët janë ende të vogël dhe kërkojnë shumë kujdes. Kështu që, këto obligime bëhen më të vështira kur kombinohen me punë, me punët e shtëpisë dhe problemet tjera të përditshme.
Është periudha pas 5 vjetëve martesë kur çiftet fillojnë të mendojnë rreth divorcit dhe drejtohen kah avokatët. Ky vit besohet të jetë më i vështirë për një çift.
7 VJET MARTESË
Nëse një çift arrin t’i tejkalojë sfidat pas 5 vjetëve martesë, atëherë ai çift ka edhe një barrierë që e pret. Është viti i 7-të i jetës familjare që specialistët ndryshe e njohin si “muri”. Në këtë fazë, jeta familjare bëhet rutinë. Gjithashtu fillojnë problemet financiare, problemet për kujdesin e fëmijëve dhe zënkat për ndarjen e përgjegjësive rreth punëve të shtëpisë.
Pra, kjo është një periudhë tejet e komplikuar. Por, nëse çifti martesor arrin t’i tejkalojë edhe këto sfida, atëherë para tyre kanë një jetë dhe një martesë tejet të lumtur dhe të fortë. /Telegrafi/.