Një prej zotimeve gjatë fushatës zgjedhore të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka qenë edhe transperenca në shpenzimet publike.
Premtim ky që duket se po realizohet nga i pari i Vushtrrisë, i cili pas çdo fundjave publikon shpenzimet javore të zyrës së tij.
Tahiri do të mund të mbaj edhe epitetin e kursimtarit, pasi që shpenzimet etij për disa javë janë në vlerën nën 200 euro, ndërsa këtë javë ai ka shpenzuar vetëm 130 euro.
Zyra e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton qytetarët e Vushtrrisë për shpenzimet që ka bërë për këtë javë.
“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 16 prill deri më 20 prill, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime:
– shpenzimet e Kryetarit 130.30 euro” – Shkruan në njoftimin e Komunës.