Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Bahtiri priti ambasadorin britanik O’Connell Kryetari i Komunës së Mitrovicës, A

    20/04/2018 | 16:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, i shoqëruar edhe nga, Fiona Mcilwham, drejtuese e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike.

    Me këtë rast, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e falënderoi ambasadorin O’Connell për vizitën në Komunën e Mitrovicës si dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme në komunën tonë, sukseset e arritura dhe sfidat e qeverisjes lokale si dhe shprehu interesimin e institucionit të Komunës për të bashkëpunuar me ambasadat e vendeve mike të Republikës së Kosovës, me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të jetës publike e shoqërore.

    Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri për pritjen, dhe për këtë takim miqësie si dhe për momentet e diskutimit, duke siguruar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri për vendosjen e raporteve të qëndrueshme të bashkëpunimit, mbështetjen nga populli britanik për projektet dhe iniciativat e ndryshme që do të ndërmerren në të ardhmen nga Komuna e Mitrovicës, si dhe ndërveprimit në mes dy institucioneve gjegjëse në nisma të përbashkëta.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.