Në një aksion të njësive të Doganës së Kosovës janë gjetur disa mallra pa deklaracion mbi preardhjen.
“Në një depo në Fushe Kosovë, njësit e doganës kanë gjetur mallra pa dokumentacion mbi prejardhjen: Çamcakëza (Orbit), pashteta (Argeta) dhe poça elektrik”, thuhet në njoftimin e doganës.,
Brenda ditës njësitë e doganës kishin kryer edhe disa aksione duke pëfshirë kontrollet e njësive antikontrbandë për duhan të kontrbanduar që sot janë vendosur në qytetin e Drenasit, ku gjatë kontrollit, janë ndalur cigare pa banderola
Po ashtu sipas doganës në një depo në Lipjan janë ndaluar 2380 litra vaj hidraulik mbishkrime. Në momentin e hyrjes në lokal, disa persona kanë qenë duke vendosur tiketa me mbishkrim nëpër disa bidona me kapacitet 20 litërsh. Tiketat kanë pasur mbishkrime SYNTETIX 10Ë40.