Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komuna e Vushtrrisë merr vendim për lirimin e hapësirave publike para lokaleve hoteliere në gjithë Sheshin e qytetit

    23/04/2018 | 16:26
    ????????????????????????????????????
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë sot ka marr vendim që në tërë Sheshin e qytetit të Vushtrrisë, nga Parku i qytetit e deri në fund të Sheshit të bëhet lirimi i hapësirave publike, që ato të shfrytëzohen ato të kthehen në shfrytëzim të qytetarëve.

    Pas ankesave të qytetarëve, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri pas diskutimeve me drejtorët, ka marr vendim të lirohen të gjitha hapësirat publike.

    Konkretisht është marr vendim që të hiqen xhamat që lokalet hoteliere kanë vendosur në hapësirat publike në Shesh.

    Po ashtu gjatë sezonës së verës do të lejohet vendosja e tavolinave me pagesë para lokaleve hoteliere deri në një hapësirë e cila do të vendoset për secilën kërkesë veç e veç. Do të lejohet po ashtu edhe vendosja e mbulesës me litar para lokaleve, por kurrsesi nuk do të lejohet edhe vendosja e shtyllave e as e xhamave në hapësirën publike.

    Gjithashtu në vendimin që ka marr sot Komuna, lejimi i shfrytëzimit të kësaj hapësire me pagesë, do të lejohet vetëm deri në mbarim të sezonës, e pas saj këto hapësira sërish do të lirohen.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.