Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjensinë kundër Korrupsionit, i cili është publikuar në janar të vitit 2018.
Sipas kësaj Agjensie, ai ka deklaruar pasurin e luajtshme, posedimin e aksioneve në shoqërin komerciale, posedimin e letrave me vlerë, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik dhe të hyrat e tij vjetore.
Kryetari Tahiri ka deklaruar një truall në vlerë prej 20.560.00 euro, një shtëpi banimi në vlerë prej 55.000.00 euro dhe një veturë vw Tiguan, në vlerë prej 12.800.00 euro.
Ai ka deklaruar gjithashtu edhe posedimin e aksioneve në Shoqërin Komerciale, ku në dy Shoqëri Komerciale, në njërën posedon 500.00 euro dhe në tjetrën 1.000.00 euro. Nga të hyrat vjetore të tijë veçohen paga mujore në Universitetin e Prishtinës ku të hyrat vjetore janë 5.259.22 dhe paga nga Komuna që është gjithësej 14.373.84.
Ndërësa bashkëshortja e tij sipas këtyre formularëve merr pagë vjetore, në Komunën e Prishtinës prej 5.040.00 euro në vit.
Për më shumë shihni linkun në vijim :http://www.akk-ks.org/declaration/2017/Komunat/Komuna_e_Vushtrris/Xhafer_Tahiri.pdf