Në fshatin Kaninë të Vlorës është riinskenuar dasma e Skënderbeut. Dhjetera vetë të veshur si dasmorë, por edhe si Donika e Gjergj Kastrioti u mblodhën në Kalanë e Kaninës.
Pikërisht në këtë kala, 567 vjet më parë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu lidhi kurorë me një vajzë vendase, Donika Arianitin, një martesë që u konsiderua si dasma e bashkimit veri-jug.
Mes dasmorëve ishin shqiptarë nga e gjithë bota, por edhe 60 arbëreshë të Italisë, ndër të cilët pasardhës të Skënderbeut.
“Faleminderit të gjithëve! Unë jam shqiptar. Nëse nuk do të ndodhte kjo martesë, unë nuk do isha këtu. Kemi mundësinë që të bashkohemi sot me gjakun shqiptar. Kemi qenë larg për shumë kohë. Na ka ndarë historia, por ka ardhur momenti që të bashkohemi. Europa duhet ta respektojë rëndësinë e Shqipërisë dhe ne shqiptarët e shpërndarë nëpër botë duhet ta bëjmë të mundur këtë”, u shpreh Loris Castriota Scanderbeg, transmeton tch.
Festa në vitin e Skënderbeut vazhddon në Manastirin e Ardenicës dhe në Tiranë.