Komuna e Vushtrrisë shumë shpejt do të bëhet edhe me dy shkolla të reja, projekte këto që veçse kanë filluar së realizuari.
Për këtë ka njoftuar edhe Drejtori i DKA-së në Vushtrri, Afrim Namani.
Realizimi i projekteve të ndërtimit të Shkollave në Beçuk dhe Stanoc të Epërm ka filluar qysh sot, gjersa është paralajmëruar edhe renovimi i shkollës në fshatin Shtruherë