Kanë filluar sot punimet për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat e Artakollit, për të cilën kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri kishte premtuar se do të angazhohej për sanimin e gjendjes së kësaj rruge.
Për këtë ka informuar edhe zyrtari për protokoll në Komunën e Vushtrrisë z.Fadil Bahtiri.
Zyrtarët komunal, më herët e kishin vizituar këtë rrugë dhe kishin parë se gjendja e kësaj rruge nuk ishte aspak e mirë.