Ne e dimë se sheqeri, i konsumuar në sasi të mëdha, rrit rrezikun e një sërë shqetësimesh shëndetësore.
Një studim i kohëve të fundit tregoi se ëmbëltuesit artificial mund të kenë pasoja të ngjashme, por me rrugë të ndryshme biokimike.
Gjatë viteve të fundit, konsumimi i tepruar i sheqerit është lidhur përfundimisht me obezitetin, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, transmeton Indeksonline.
Sot, dhjetëra mijëra produkte përfshijnë ëmbëltues artificialë, duke i bërë ato një nga aditivët më të përdorur të ushqimit në botë.
Gjithnjë e më shumë, janë duke u botuar studime që rekomandojnë refuzimin e këtyre shtesave në ushqim për arsye se, përveç dëmtimeve që u përmendën më lartë, ato në masë të madhe dëmtojnë edhe enët e gjakut./Indeksonline/.