Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve

    27/04/2018 | 17:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekspertët e gjuhës së trupit janë të bindur se shtrëngimi i duarve dhe përqafimi mes liderëve të dy Koreve, është pjesë e përpjekje që të sigurohen se mesazhi për unitet dhe miqësi të kuptohet në mbarë botën.

    Judi James ka deklaruar se gjuha e trupit të Kim Jong-un tregon se ai “vazhdimisht po dëgjonte me vëmendje”, derisa buzëqeshja në fytyrën e presidentit jugkorean Moon Jae-in flet për dëshirën e madhe për paqe, transmeton Telegrafi.

    Image

    Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se paraqitja e tyre dhe mesazhi për unitet, ishte i ngjashëm i atij të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron.

    Kim Jong-un është lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e Koresë së Jugut pas 65 viteve, ku u takua me homologun e tij Moon në paralelen 38 në fshatin Panmunjom që ndanë dy Koretë.

    Dikur dy armiqtë e përbetuar kanë shkëmbyer përqafime dhe shtrëngime duarsh e buzëqeshje në fytyrë, para se ta mbjellin një pemë së bashku.

    Image

    Kim dhe Moon gjithashtu kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku janë pajtuar që t’i japin fund luftës mes dy Koreve që kishte filluar në vitin 1950, dhe që zyrtarisht kurrë nuk ishte nënshkruar traktati i paqes. /Telegrafi/

    Image

    Image

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.