Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E thonë shkencëtarët: Speci i kuq djegës shkatërrues i kancerit

    17/04/2018 | 18:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    E pasur në vitaminë A, C, B compleks, calcium dhe potassium, studiuesit kanë treguar se speci i kuq mund të ripërtërijë indet e stomakut dhe veprimin peristaltic mes zorrëve. Akoma më tej, speci i kuq shërben edhe si një katalizator duke rritur efektin e bimëve të tjera dhe si një alternativë kundër kancerit, të gjirit, përcjell gazetametro.net.

    Këtë e thonë shkencëtarët të cilët zbuluan se përbërësi i djegës shkatërron qelizat kancerogjene.

    Ata thonë se kapsaicin është më efikas kur merret në formën e pilulës dhe bashkëngjitet tek një tjetër ilaç kundër kancerit. GjatëkNceroi studimit, shkencëtarët trajtuan mostra të qelizave të kancerit të gjirit, të marra nga njerëzit, me ingredientin djegës, për të zbuluar më shumë në lidhje me aftësinë e tij për t’i shkatërruar ato.

    Në një artikull të publikuar tek revista Kanceri i gjirit, dr. Lea Ëeber, shkruan: Kapsaicin është i aftë të nxisë apoptozën (vdekjen e qelizave) dhe të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene në disa lloje kanceri, për shembull, kanceri i zorrës së trashë, osteoarkoma dhe qelizat e kancerit të pankreasit, ndërkohë që qelizat normale mbeten të padëmtuara.

    Ekipi mendon se kur përbërësi kapsaicin shkon tek një qelizë kancerogjene, ai ngjitet vetë tek membrana qelizore dhe transformohet në një receptor qelizor i quajtur TRPV1.

    TRPV1 është një receptor që kontrollon cilat substanca – si kalciumi dhe natriumi – mund të hyjnë dhe të dalin nga qelizat kancerogjene. Në momentin që TRPV1 zëvendësohet nga përbërësi kapsaicin, qelizat kancerogjene fillojnë të vetë-shkatërrohen. Sa më shumë qeliza kancerogjene të shkatërrohen, aq më shumë ndalet përhapja e tumorit. Në luftën kundër kancerit, ky studim mund të jetë më i rëndësishmi deri tani.

    Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/e-thone-shkencetaret-speci-i-kuq-djeges-shkaterrues-i-kancerit-525446/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.