Drejtoria për Shëndetësi dhe përkujdesje Sociale në Vushtrri, ka monitoruar zhvillimin e punimeve në Qendrën për punë Sociale të Komunës Së Vushtrisë, ku po realizohet adoptimi dhe rregullimi i tri zyrave të reja në kuadër të kësaj qendre.
Njëra nga këto tri zyre do të dedikohet si zyre për realizimin e kontakteve prindërore, në mes të fëmijëve dhe prindërve që si zyre ka munguar më parë në Komunën tonë.
Në fokusin e kësaj drejtorie krahas shëndetësis, prioritet janë edhe politikat sociale për të qenë sa më afër qytetarëve.