Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes Mitrovicës dhe Kukësit

    15/04/2018 | 12:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkëpunimi mes komunës së Mitrovicës dhe të Kukësit është i shkëlqyeshëm. Kështu u vlerësua sot në Mitrovicë, gjatë takimit mes kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

    Sipas komunikatës, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, u diskutua edhe për çështje tjera me interes të përbashkët.

    “Do të nisim simbolikisht veç tjerash edhe aktivitetet për shënimin e 19 vjetorit  të eksodit të shqiptarëve ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunës së Rahovecit, ndërsa finalja e këtyre aktiviteteve do të përfundojë të hënën me një tubim të madh në Kukës”, ka thënë Bahtiri.

    Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, u shpreh i lumtur që ndodhet sot në Mitrovicë, ndërsa ka përgëzuar Bahtirin për punën e mirë që është duke bërë për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

    Sipas tij, ky bashkëpunim mes këtyre dy qyteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    “Do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë shkëlqyeshëm mes vete dhe ky bashkëpunim do të shtrihet në shumë fusha që janë në interes të qytetarëve”, theksoi Shehu.

    Bahtiri dhe Shehu kanë shëtitur nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës, ndërsa nisën simbolikisht shënimin e 19 vjetorit të eksodit, me vënien e kurorave me lule tek shtatoret e heronjëve dhe dëshmorëve në Mitrovicë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.