Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Anashkalimi i shqipes dhe përdorimi i panëvojshëm i gjuhëve të huaja

    09/04/2018 | 09:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkruan : Jeton Sallahu

    Për çudi, është bërë një zakon që shkrimet nëpër rrjete sociale të bëhen në gjuhë të huaj, fjala vie në gjuhën angleze, thuajse njerëzit shoqërinë shumicë e kanë anglishtfolëse. E kuptoj që anglishtja duhet mësuar nga gjithsecili domosdo sepse është gjuhë parësore globale, po aq kuptoj veçanarisht adoloshentët që për ndonjë “trip” e përdorin atë, por asesi kjo nuk nënkupton se duhet anshkaluar përdorimi i gjuhës shqipe. Në fakt, çdo njeri që njehë gjuhë të huaj është më i pasur se ai që s’njehë, por do bëhet më i varfëri nëse përdorë ato pa nevojë.

    Gjuha është elementi kryesor i një kombi. Po u zbehë ajo, normalisht që ngjajshëm do ndodhë edhe me këtë të dytin.

    Problemi besojë është më i thellë. Jo pak herë njerëzit me rastin e takimit përshëndeten fatkeqësisht me gjuhë të huaj. Derisa gjuha shqipe si pasardhëse e ilirishtës është edhe e hershme edhe tejet e pasur. Tek e fundit, kushdo që është edhe besonjës në Perendinë /Zotin e ka për detyrë parësisht të përdorë gjuhen e tij, sepse etnia-kombi dhe gjuha si element kryesor i saj, janë dhënë nga Ai. Pra, në rastin tonë, shqiptar dhe gjuha shqipe.

    Vetetimthi mu kujtuan dy ngjarje nga jeta për të sqaruar këtë çështje. E para, në një fakultet publik në Kosovë, duke kërkuar dikë, hasi në përdorim krejt pa nevojshëm “dy profesorë universitarë shqiptarë ” duke përdorur si me kënaqësi gjuhen serbe. Merre me mend, profesorët shqiptarë flisnin serbisht, në vend se shqipërisht! Megjithëse si tip ruaj zakonisht qetësinë, kjo gjë më “vrau”. Ndaj edhe ngrita shqetësimin se si ka mundësi të ndodhë kjo në tempullin e dijës? ! Si zgerdhishëm pyeten mos qenkam nga Drenica. …dhe e dyta, një kolege shqiptare duke u mbajtur “qytetare ” fliste shpesh turqisht. Filloi dhe me mua. I thash nuk flas, se s’di, por dhe me ditë nuk flas, sepse e kem detyrë me fol shqipen. Përgjigjia ishte : jazëk t’koft.
    Në të dyja rastet, ishte DETYRË PËRDORIMI I SHQIPES. Pra po flasim për institucione publike.

    Nëse veç duhet pasuruar shkencat, ndoshta ne shqiptarët për të larguar ndjenjen e inferioritetit, nevojitet në shkollat e mesme të ulëta dhe në shkollat e mesme të larta, të futet lënda Trashëgimia Kulturore. Apo, kjo të zgjerohet te lëndet histori dhe edukatë qytetare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.