Një aksident me fatalitet ka ndodhur para disa minutash në Makovc të Prishtinës.
Në këtë aksident një person ka vdekur, ndërsa tre të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Indeksonline.
Këtë e ka konfirmuar për indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij, vetura është vetaksidentuar, duke u rrokullisur.
“Sot me datën 07.04.2018 rreth ores 18:18, kemi marr një informatë se në fshatin Makovc në Prishtinë ka ndodhur nje vetaksident ku një veturë ishte rrokullisur. Njesitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se vetura e tipit BMË ngjyrë e zezë me targa vendore me (4) katër persona (Meshkuj) brenda saj ishte rrokullisur. Personat ishin larguar nga vetura me ndihmën e disa kalimtarëve të cilët kishin qenë deshmitarë të rastit në fjalë. Nga ekipa e emergjencës ne vendin e ngjarjes është konfirmuar vdekja e njërit nga personat që janë përfshirë në këtë vetëaksident, ndërsa tre personat tjerë poashtu janë në gjendje të rëndë shëndetsore. Pas marrjes së informacioneve tjera lidhur me këtë rast do të njoftoheni me kohë” ka thënë Hoxha Indeksonline.
Ai ka apeluar të pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes.
“Edhe një here apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdeshëm sepse siguria e tyre dhe të tjerëve varet në masë të madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave në trafik nga vet drejtuesit, dhe me qëllim qe rastet e tilla tragjike të mos përseriten” ka shtuar ai për Indeksonline.
Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e ambulancës.