Dje më 20.04.2018 me iniciativë të drejtorit të shkollës, Hajdin Islami dhe arsimtares së lëndës së Fizikës, Blerta Muli në shkollën e Akrashticës në Komunën e Vushtrrisë, nxënës, mësimdhënës dhe personeli teknik shënuan Ditën Botërore të Tokës.
Ky aktivitet u realizua sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit me rastin e 22 Prillit – Ditës Botërore të Tokës.
Gjatë këtij aktiviteti ambiental u pastru oborri i kësaj shkolle, u mbollën lule si dhe u pastrua rruga në afërsi të shkollës.