Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    AKP-ja shpërndan fondet e 20%-it edhe për 1499 punëtorë të 11 ndërmarrjeve shoqërore

    30/04/2018 | 17:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në prag të 1 majit, ditës së punëtorëve dhe pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullojnë çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia Kosovare e Privatizimi (AKP) ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrjeve shoqërore. Shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është € 1,119,119.68 (Një milion e njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë euro e 68 cent). Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë rreth 1.499 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarjen e 20%-it.

    Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime), transmeton Indeksonline.

    Agjencia deri me tani ka shpërndarë afër 122 milionë euro për 20% dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 47.000 (katër dhjetë e shtatë mijë) punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë publik do të informohen në një të ardhme të afërt.

    Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 11 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje, shuma e fondeve në dispozicion për t’u shpërndarë me numrin e punëtorëve përfitues, ndërsa shpërndarja e fondeve të 20%-it për punëtorët e këtyre NSh-ve është në proces dhe është duke u realizuar nga BSPK-ja.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.