Një studim i ri ka zbuluar se letrat e lagura mund të jenë duke i vënë bebet në rrezik ndaj reaksioneve alergjike duke e dëmtuar shtresën natyrale mbrojtëse të lëkurës që e bën atë më të ndjeshme ndaj kimikaleve të pazakonshme.
Hulumtuesit amerikanë e kanë vlerësuar këtë si avancim të madh sa i përket kuptimit të alergjive.
Sipas këtyre shkencëtarëve, nëse nuk pastrohen e ujë mbetjet e faculetave të lagura, bebet janë të rrezikuara të absorbojnë kimikale që shkaktojnë alergji kur preken nga dikush.
Kjo është në veçanti e zakonshme për fëmijët të cilët kanë predispozita gjenetike për zhvillimin e alergjive. /Telegrafi/.