Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nis ndërtimi i ‘Aqua Parkut’ në Mitrovicë, 7 milionë euro investime

    27/04/2018 | 11:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe zyrtarisht ka filluar në Mitrovicë realizimi i projektit për ndërtimin e “Aqua Parkut” (Parkut ujor), njëri prej projekteve më të mira të këtij lloji në Ballkan, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

    Punimet simbolikisht i ka nisur kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe njëri nga përfaqësuesit e kompanisë ACI Afrim Durmishi, e cila do ta realizojë në tërësi projektin për rregullimin e hapësirave përgjatë lumit Ibër, pjesë e të cilit është edhe “Aqua Parku”, si fazë e parë.

    “Aqua Parku” ka filluar të ndërtohet afër Liqenit Artificial në Suhadoll, i cili me një infrastrukturë të rregulluar mirë do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukura, ndërsa do të jetë pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve.

    Investitor i këtij projekti, që kap vlerën mbi 7 milionë euro, është SHA ACI, që është themeluar nga “Arjeta Group” dhe “Linprojekt’, të dyja kompani vendore, ndërsa Komuna e Mitrovicës ka mbështetur projektin me ndarjen në shfrytëzim të hapësirës komunale, shkruan më tutje “Zëri“.

    Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se realizimi i këtij projekti madhor për Mitrovicën do ta bëjë qytetin buzë Ibrit njërin nga destinacionet më atraktive të vendit, ndërsa që hapësira përgjatë Ibrit do të jetë hapësira më e rregulluar në Ballkan.

    “Mitrovicasit më nuk do të shkojnë nëpër komuna të tjera të vendit për t’u freskuar në pishinat e atjeshme. Ata do t’i kenë këtu pishinat më bashkëkohore, të mbyllura dhe të hapura, olimpike dhe gjysmëolimpike. Jam i bindur se qytetarët e komunave të tjera do të vijnë në Mitrovicë për t’i shijuar bukuritë përgjatë lumit Ibër”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

    Ndërkaq Afrim Durmishi, pronar i “Arjeta Group”, njëra nga kompanitë investitore në këtë projekt, shpreson se ky projekt do të dalë shumë i bukur dhe do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve, jo vetëm të Mitrovicës, por edhe më gjerë.

    Durmishi tha se kompania ACI (që është themeluar nga “Linprojekt” SHPK dhe “Arjeta Group” SHPK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e punëve për realizimin e projektit të lartpërmendur dhe garantoi se punimet do të bëhen në mënyrë kualitative dhe do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.

    “Aqua Parku” si fazë e parë e tërë projektit do të përfundojë deri në fund të qershorit të këtij viti dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve menjëherë. Pishina e hapur, ku qytetarët e Mitrovicës do të freskohen gjatë kësaj vere, do ta ketë një sipërfaqe prej rreth 2.000 metrash katrorë, lumi “dembel”, do të ketë gjatësi prej 300 metrash.

    Në kuadër të projektit “Aqua Park” do të ndërtohen disa pishina olimpike dhe gjysmëolimpike, të tipit të hapur dhe të mbyllur, si dhe disa terrene për sport e rekreacion përreth tyre.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.