Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Aq më e zezë çokollata, aq më mirë për shëndetin tuaj: Ato me mbi 70% kakao bëjnë mrekulli për mendjen, zemrën dhe imunitetin

    26/04/2018 | 17:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Hulumtimet e reja zbulojnë se çokollatat e zeza janë të mahnitshme për shëndetin e njeriut.

    Edhe më parë studime të shumta kanë treguar se çokollata e zezë e forcon sistemin e imunitetit, shëndetin e zemrës dhe kujtesën, por ky është studimi i parë që ka shikuar se si këto efekte ndryshojnë varësisht nga lloji i çokollatës që e hani.

    Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se çokollatat që përmbajnë mbi 70% kakao e përmirësojnë shëndetin e trurit dhe të zemrës duke e rritur qarkullimin e gjakut dhe duke reduktuar inflamacionin.

    Veç kësaj, hulumtuesit thonë se çokollata e zezë e ulë edhe stresin.

    “Studimet tona tregojnë se aq më e madhe përqindja e kakaos në një kuti me çokollatë, aq më pozitiv ndikimi në kujtesë, disponim, sistem të imunitetit dhe në shëndet të përgjithshëm”, kanë thënë hulumtuesit.

    Vlen të ceket se kakao është i pasur me flavanoide – antioksidues që gjenden në pemë e perime dhe që e zbusin inflamacionin. /Tlegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.