Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fishta më 1913: “Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark”

    26/04/2018 | 15:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913. Edhe pse kanë kaluar 105 vite, është aktual edhe sot për realitetin shqiptar. Shkrimi me titullin “Shqiptarët presin çfarë u jep Europa” flet për politikanët që mendojnë për interesat e tyre personale e jo të shqiptarëve. Tekstin e Fishtës mund ta lexoni të plotë më poshtë.

    “Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep.

    E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket. Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hanger, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe. Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.

    E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë.

    Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë”. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Idrizi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu
    • 7.253 foshnje të lindura nga janari deri në nëntor
    • Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë
    • Edhe Nexhmedin Spahiu i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: Po punon ligsht, krejt ministrat i kisha çu n’shpi
    • Lajçak zbulon se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, s’jep datë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.