Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Largimi i Shpend Maxhunit, Policia në duar të Naim Rexhës

    25/04/2018 | 17:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës në pozitën e shefit të AKI-së, pozitën e drejtorit të përgjithshëm të PK po e ushtron zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Naim Rexha

    “Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, neni 39, paragrafi 3: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Konkursi për drejtor të përgjithshëm hapet nga MPB-ja sipas legjislacionit në fuqi.

    “Emërimi i drejtorit të përgjithshëm rregullohet me Ligjin 04/L-076 për Policinë, konkretisht me nenin 37 dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin, përbërjen dhe procedurat e Komisionit të Lartë për Emërime në Polici”, thotë kumtesa.

    Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.