Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sa orë dhe në sa ora duhet të flini për të mos u zgjuar të lodhur

    23/04/2018 | 18:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse zgjoheni në mëngjes duke u ndjerë të lodhur, duhet ta konsideroni ndryshimin e orarit të gjumit.

    Mos u brengosni, nuk është nevoja të detyroheni të flini tetë orë brenda nate, por thjesht duhet t’i keni në konsideratë disa gjëra rreth orarit të gjumit dhe asaj se sa orë gjumë janë ideale për ju.

    Çfarë ore duhet të flejë çdo natë?

    Koha ideale për të shkuar në shtrat varet nga ajo se në sa ora do të zgjoheni nga gjumi.

    Në përgjithësi sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është 7 deri në 8 orë, por disa sugjerojnë se gjëja më e rëndësishme është cikli i gjumit, e jo orët e shpenzuara në gjumë.

    Një cikël i gjumit zgjatë 90 minuta dhe gjatë asaj kohe trupi lëvizë përgjatë pesë fazave të gjumit:

    Faza e parë: është fazë e lehtë e gjumit ku aktiviteti i muskujve ngadalësohet
    Faza e dytë: është kur frymëmarrja dhe pulsi i zemrës ngadalësohen
    Faza e tretë: kur hyni në gjumë të thellë
    Faza e katërt: kur hyni në gjumi shumë të thellë
    Faza e pestë: Përfshin lëvizjen e shpejt të syve dhe ëndërrimin

    Shumica thonë se përderisa nuk i ndërprisni këto cikle, ju mund të flini shumë pak orë dhe nuk do ta vëreni fare lodhjen.

    Sa shumë gjumë duhet t’i bëjë varësisht nga mosha që kam?

    – Të porsalindurit (0-3 muaj): 14 deri 17 orë

    – Bebet (4-11 muajsh): 12 deri 15 orë

    – Fëmijët e vegjël (1-2 vjeç): 11 deri 14 orë

    – Parashkollorët (3-5 vjeç): 10 deri 13 orë

    – Fëmijët shkollorë (6-13 vjeç): 9 deri 11 orë

    – Tinejxherët (14-17 vjeç): 8 deri 10 orë

    – Të rinjtë (18-25 vjeç): 7-9 orë

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.