Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shtëpia luksoze e ndërtuar në lisin 250 vjeçar (Foto)

    23/04/2018 | 15:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Treetops Treehouse që ndodhet në Devon të Anglisë, besohet të jetë shtëpia më e madhe në Britani të Madhe, që është ndërtuar në një trung peme.

    Ndërtesa e punuar në lisin e vjetër rreth 250 vjet, mund të akomodojë një familje me katër anëtarë, ndërsa për një natë duhet paguar 300 euro, transmeton Telegrafi.

    Fotografitë nga jashtë, e tregojnë shtëpinë dykatëshe që qëndron disa metra lartësi, megjithëse duket si një pronë e rëndomtë që duhet të ishte diku afër.

    Në katin e sipërm është dhoma e gjumit me shtrat dysh, teksa disa shkallë më poshtë ndodhet edhe një dhomë tjetër me dy shtretër të punuar nga druri. Kur hyhet në kat të parë, bie në sy dhoma e gjerë me stufë dhe dyert e mëdha me xhama të derës së ballkonit, që ka pamjen nga liqeni dhe malet.

    Kuzhina e punuar nga druri, i ka të gjitha elementet e nevojshme, teksa banja është unike me vaskë nga metali.

    “Është e vetmja shtëpi në pemë, që mund t’i zë rehat katër persona, nuk ka si të mos jetë më e madhja”, thuhet në përshkrimin e ndërtesës nga druri, që për katër vite qëndron në kurorën e lisit. /Telegrafi/.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.