Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Me legjendën e boksit pa dorëza, që frymëzoi filmin ‘Snatch’

    20/04/2018 | 15:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bobby (Robert) Frankham në rininë e tij ka qenë legjendë e boksit pa dorëza ose ‘knuckle boxing’ siç njihet ky sport ilegal në Angli. Rrahja pa dorëza është shumë e popullarizuar edhe sot në mesin e jevgjve të cilit komunitet i takon Frankham. Por, Bobby Frankham ka qenë i talentuar edhe në boksin profesionist ku i ka zhvilluar vetëm gjashtë meçe. Në meçin e gjashtë e ka nokautuar referin dhe si rezultat i është ndërprerë karriera sportive. Pastaj, Frankham ka vazhduar me boksin pa dorëza ku ka qenë pothuaj gjithmonë kampion. Ai, shpesh ka rënë në konflikt me ligjin dhe që nga fundi i viteve të ‘80-ta të shekullit të kaluar e deri vonë ka qenë prezent gati çdo ditë në media. Pra, në rininë e tij Frankham ka qenë tip shumë problematik dhe karakter tejet interesant.

    Kjo ka qenë arsyeja që regjisori i njohur Guy Ritchey e ka përfshirë jetën e Frankhamit në filmin e famshëm që quhet ‘Snatch’. Në këtë film (komedi) Frankham portretizohet në karakaterin e Mickey O’Neilit ose ‘Pikey’, të cilin rol e luan Brad Pitt. Në realitet, Frankham ka qenë edhe trajner i boksit i Brad Pittit për këtë film.

    Brad Pitt i ka kaluar disa javë në familjen e Frankhamin, për t’u njoftuar më mirë me të folurit, rrahjet dhe jetën karakteristike të jevgjve në karvani. Ata që e kanë pa këtë film e dijnë se Brad Pitt shkëlqen në këtë rol. Ky me siguri është roli që përfundimisht vërteton aftësitë e jashtëzakonshme të Brad Pittit në aktrim. Një meritë të veçantë me siguri në këtë rast e ka edhe Bobby Frankham.

    Pëndryshe, Bobby Frankham sot është njeri i stabilizuar. Ai është pronar i një kompanie modeste të ndërtimit të rrugëve e cila kryesisht merret me shtrimin e asfaltit.

    Ka kohë që njihemi unë dhe Bobby. Një ditë i kërkova me “m’dalë fer” dhe e lamë meçin. Siç po e shihni në këto fotografi dueli ishte i vështirë. Nejse, veç i kallxova që ai hala nuk ka pa shyptar me sy.

    Sa për informim, për gjeneratat e reja, boksi pa dorëza apo rrahja fer ose ‘knuckle boxing’, dikur ka qenë e popullarizuar edhe në Kosovë. Ndër boksierët e tillë më të njohur kanë qenë Gani Kolovica dhe Ramadan Malisheva (Dani). /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.