Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Në Mitrovicë hapet Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018

    19/04/2018 | 16:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është hapur në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018, që tashmë është bërë tradicional dhe që organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi”.

    Në panairin e sivjetmë marrin pjesë edhe nxënësit e  shkollave tjera  të mesme të Mitrovicës.

    Anëtarët Këshillit organizativ Rexhep Avdiu dhe Endrit Haliti thanë se në panair do të tregohen vlerat e nxënësve që kanë arritur në lëndët shkollore si Kimi, Fizikë, Biologji, Astronomi dhe sektori multimedial e teknologji, ato nga kultura e muzika dhe trashëgimia kulturore etj, si dhe do të ketë aktivitete nga fusha e  bamirësisë.

    Panairin e vizituan edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci. Kryetari Bahtiri e cilësoi këtë panair si ngjarje me rëndësi për qytetin për dëshmimin e punës së madhe që bëhet në këtë shkollë si burim i dritës dhe edukimit.

    “Puna juaj është tregues i mirë i aktiviteteve dhe angazhimit që bëhet në këtë shkollë, andaj ju do keni mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen për organizime të këtilla, sepse në ju mbetet e ardhmja e vendit” tha kryetari Bahtiri.

    Ndërkaq, drejtori i gjimnazit Ismet Ferizi shprehu kënaqësinë që nxënësit e kësaj shkolle, ashtu  sikur edhe në të kaluarën, me këtë organizmin pasqyrojnë punën e madhe që behët në këtë tempull të dijës në drejtim të edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.

    Në panair, i cili do të zgjas tri ditë, po marrin pjesë rreth 200 nxënës, të organizuar në 28 sektorë. Panairi qysh në ditën e parë zgjoi interesim të madh tek të rinjtë dhe qytetarët tjerë të Mitrovicës. Organizatorët presin që panairin ta vizitojnë rreth 6.000 qytetarë. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.