Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme
SHPËRNDAJE:
LEXO EDHE:
Mbyllet rruga në qendër të kryeqytetit, shkaktohet tollovi në komunikacion
Kryeziu: Këto do jenë kritikat kryesor në Raportin për Kosovën
Përfaqësuesit nga Kosova në trajnimin mbi diplomacinë digjitale në Bled
Lunaçek: Asociacioni s’guxon të ketë mandat ekzekutiv
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre ditëve me temperatura të larta , vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik.
IHK njofton se në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Nga e hëna deri të mërkurën moti nuk do të jetë stabil , i përcjellë me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.
Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s. /Zëri/.