Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zbulohet kompania e dytë belge që eksportoi mish të prishur në Kosovë

    19/03/2018 | 19:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mediat në Belgjikë, të cilat po raportojnë për skandalin e mishit të prishur në vendin e tyre, mish i cili ishte eksportuar edhe në Kosovë nga kompania “Veviba” nga Bastogne, kanë zbuluar se kjo nuk është kompania e vetme që ka eksportuar mish të prishur për në vendin tonë.

    Transmetuesi publik belg, në gjuhën franceze, RTBF, ka raportuar se edhe kompania “Vanlommel” nga Herentals, e specializuar në mish viçi, është kapur që ka dërguar në Kosovë mish të prishur.

    LEXO EDHE: Kërkohen sanksione për kompaninë që importoi mish të dyshimtë nga Belgjika

    Mirëpo, sipas kompanisë, ky ka qenë vetëm “një gabim njerëzor”.

    Gushtin e vitit të kaluar, një sasi mishin prej 20 tonësh me etiketat e firmës “Vanlommel” është sekuestruar në kufirin e Kosovës. Kjo pasi mishit të destinuar për konsumatorin tonë i kishte skaduar afati i përdorimit.

    E adresë në Kosovë për pranimin e këtij mishi ka qenë kompania “Euro IDA”, kompania e njëjtë e përfshirë në skandalin “Veviba”.

    “Sërish mish nga Belgjika, dhe sërish njoftuam FASFC-në (Agjencia Federale për siguri në ushqim) dhe shkatërruam tërë sasinë e mishit në mënyrë që të mos arrinte tek konsumatori kosovar”, ka thënë një zëdhënës i Agjencisë Kosovare për Siguri në Ushqim për RTBF-në.

    Ndërkaq, drejtori komercial i “Vanlommel”, Johan Heylen, ka thënë se kjo ka qenë thjeshtë një gabim njerëzor.

    “Ka qenë gabim nga ana jonë. Ne natyrisht se e kemi rimbursuar konsumatorin për kostot e shkaktuara. Autoritetet kosovare e kanë vënë re atë në kufi. Ne e kemi marrë përgjegjësinë tonë. Kjo s’ka të bëjë me mashtrim. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë se mishit i kishte skaduar afati për 3 javë, për mishin e ngrirë, i cili normalisht ka jetëgjatësi deri në 2 vjet, por atij i kishte skaduar për 3 javë”, thotë Heylen.

    Ditë më parë, mediat belge zbuluan një skandal të mishit të prishur i cili, ndonëse në masë të vogël, ishte shitur edhe në tregun vendës.

    Kryesisht, mishi i prishur kishte pasur për destinacion eksportin, dhe pjesë e këtij eksporti ishte edhe Kosova./Zëri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.