Është një prej xhamive që duhet marrë shembull kur është fjala për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Është kjo Xhamia “Gazi Ali Beg” e Vushtrrisë që pandërprerë me aktivitete të ndryshme po ndihmon familjet në nevojë.
Vetëm sot janë ndihmuar 20 familje në nevojë, kryesisht me pako ushqimore të cilat u janë ndarë kryefamiljarëve. Këto pako janë dhuruar nga një donator dhe janë ndarë përmes Xhamisë Gazi Ali Beg.
Në vazhdim mund të shihni postimin nga kjo xhami që njofton për ndihmën e sotshme me pako ushqimore.