Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    U përkujtua masakra e tregut në Mitrovicë

    13/03/2018 | 15:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Janë përkujtuar viktimat e masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 19 vjet më parë në tregun kryesor, në qendër të qytetit të Mitrovicës, kur forcat barbare serbe hodhën një minahedhës, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz.

    Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa që lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.

    Përfaqësues të institucioneve komunale me në krye Faruk Mujka, nënkryetar i komunës, përfaqësues të institucioneve e asociacioneve të tjera, familjarë të martirëve dhe familjarë të viktimave u tubuan të martën në vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar këtë ditë.

    Nënkryetari Mujka, para të pranishmëve tha se ajo ditë ishte e llahtarshme në Mitrovicë, pasi që në tërë tregun shiheshin viktimat e vdekura e të plagosura, ndërkohë që gjaku mbulonte hapësirat e tregut.

    “Shumë prej të plagosurve kanë mbetur invalidë të përjetshëm, ndërsa një numër i konsideruar i tyre mbajnë proteza edhe sot në gjymtyrë. Kjo ditë nuk do të harrohet asnjëherë, por do të kujtohet përgjithmonë në mënyrë që gjeneratave të reja tu tregohet se çka ka qenë në gjendje të bëjë armiku ndaj popullit tonë të pafajshëm”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

    Në vendin e ngjarjes, ku 19 vite më parë kishte ndodhur atentati folën edhe Sabedin Uka dhe Azem Beqiri, të cilët kishin pësuar rëndë, sepse u ishin dëmtuar këmbët, duart e pjesët tjera të trupit. Ata kërkuan nga institucionet e shtetit që të bëjnë më shumë për ta, pasi jeta e tyre është mjaft e rëndë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.