Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka takuar sot përfaqsues të Shoqërisë Civile nga Vushtrria.
Në këtë takim Tahiri ka njoftuar këta përfaqsues me projektet kapitale të cilat pritet të realizohen në të ardhmen, e të cilat ai i quan si projekte të mëdha.
Por ky takim ka shërbyer edhe për diçka tjetër, të cilën i pari i Vushtrrisë e ka kuptuar nga ky takim me shoqërinë civile.
Bëhet fjalë për projektin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” për të cilin Tahiri thotë se ka kuptuar që nuk është i njëjti si ai që iu ishte prezentuar qytetarëve në ndëgjimet publike.
Ai gjithashtu ka premtuar edhe pjesëmarrjen e përfaqsuesve të OJQ-ve në komisionet komunale.