Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Si e vrau kolegu i punës Armendin nga Dobërlluka e Vushtrrisë

    18/03/2018 | 16:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Si çdo ditë tjetër, Armend Kutllovci, 45-vjeçar nga fshati Dobërllugë i Vushtrrisë, mori rrugën për në punë. Ai për disa vite kishte punuar në një fabrikë private për përpunimin e mishit.

    Por, të shtunën e 17 marsit ai nuk u kthye më në shtëpi. Ai u qëllua për vdekje me një pistoletë në vendin e tij të punës.

    Ndërkohë që për këtë punë një person u arrestua nga policia. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 4 fëmijë.

    Dhjetëra persona pasditen e sa dielës ia kishin mësyrë mëhallës së Kutllovcëve në fshatin Dobërllugë të Vushtrrisë.

    Familja Kutllovci tashmë kishte të pame për djalin, Armend, i cili dje humbi jetën derisa ishte në vendin e tij të punës.

    Armendi u qëllua me një pistoletë të tipit TT-7.62 mm nga një koleg i tiji nga fshati Kukë i komunës së Dragashit. Por, e gjithë kjo vrasje dyshohet të jetë aksidentale.

    Ekipi i Gazetës Express të dielën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët kanë rrëfyer se nuk i dinë motivet të cilat kanë çuar deri tek kjo tragjedi e rëndë.

    E pamja te familja e të ndjerit Armend Kutllovci

    “Nuk i dimë motivet. Armendi si çdo ditë tjetër edhe dje kishte marrë rrugën për në punë. Por ja që i njëjti nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Nuk na ka përmendur asgjë se a ka ndonjë problem me ndokënd, apo diçka, ndonjë gajle tjetër…”, i ka thënë Expressit një i afërm i viktimës nga Dobërlluga e Vushtrrisë.

    Bashkëfshatarët e viktimës e përshkruajnë Armendi Kutllovcin si një njeri të urtë dhe punëtor. Thonë se asnjëherë nuk është marrë me punë të këqija.

    “Ka qenë një djalë i urtë. Nuk e dimë kurrë që është marrë me ndonjë punë të pistë”, rrëfejnë bashkëfshatarët e Amendi Kutllovcit, i cili u vra dje në vendin e tij të punës.

    Varrimi i Armend Kutllovcit do të bëhet sot pasdite në varrezat e fshatit Dobërllugë.
    Për detajet e kësaj vrasjeje të rëndë, familja e bashkëfshatarët e Armend Kutllovcit nuk dinë asgjë. Thonë se me këtë punë po merret policia e shtetit.

    Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje  po e cilësojnë si aksidentale. Ndonëse për këtë punë një person tashmë është arrestuar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull K-shqiptar. Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit./GazetaExpress

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.