Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën.
Haradinaj këto komente i bëri në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Seanca për demarkacionin të martën në ora 14:00”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri ka folur edhe për kthimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK.
Ai tha se deputetja është kthyer në AAK pa ndonjë kërkesë.
“Vlerësimi i saj ishte se dua me dhënë kontribut. Iu pamundësua në organizatën politike ku ishte me këto ndryshime që ndodhën dhe e ka vlerësua me vazhdu kontributin me ne”, tha Haradinaj. /Telegrafi/