Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka bërë të ditur se personi i qëlluar mbrëmë për vdekje mbrëmë në një lagje të Ferizajt është B.H i moshës 29 vjecare nga ky qytet. Sipas policisë për rastin tashmë janë arrestuar tre të dyshuar.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit ndaj tre të dyshuarave është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, një është liruar, kurse i dyshuari kryesor i njohur për policinë, është në kërkim.
Ky është njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:20, policia ka marrë informatën për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën e Reqakut si dhe për një person të shtrirë skaj rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.
Viktima B.H. rreth moshës 29 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri.
Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë bastisur bastisur shtëpinë e të dyshuarëve dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar lidhur me kët rast.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit ndaj tre të dyshuarëve është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë,një është lirur,kurse i dyshuari kryesor,i njohur për policinë, është në kërkim.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Sipas dëshmitarëve dhe deklaratave tjera,motivi i kësaj vepre ishte një mosmarveshje lidhur me një borgj të mëhershëm