Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia konfiskon 82 kilogramë drogë në tavanin e një shtëpie në Mitrovicë

    01/03/2018 | 10:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia konfiskon 82 kilogramë drogë në tavanin e një shtëpie në veri të Mitrovicës
    Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth 82 kilogramë drogë në shtëpinë e një serbi fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës.

    “Dje me datë 28.02.2018, gjatë punëve intenzive policore operacionale dhe hetimore Policia e Kosovës ka arritur të marr informata relevante se në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substancës së dyshuar si drogë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Policia me njësitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtëpisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg)”, vazhdon njoftimi.

    Policia thotë se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e vendit, e në veçanti do të jetë e pakompromis në luftimin e dukurive negative dhe trafikimit me narkotik”, përfundon njoftimi./Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.