Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

    09/03/2018 | 09:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me datë 09.03.2018, në orën 01:10, stacioni policor në Malishevë ka marrë informatë për një rast plagosjeje me armë zjarri në fshatin Plloqicë. Policia përmes një komunikate për media njofton se patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.
    Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

    Policia i jep inicialet e viktimave:

    Sh.M., kosovar/ shqiptar, lindur më 1973

    B,M., kosovar/ shqiptar, lindur më 1984

    Express ka kuptuar nga burimet se emrat e viktimave janë Shani Maloku dhe Bahri Maloku.

    “Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.