Policia e Kosovës ka arrestuar F.T (1991), si person të dyshuar për vrasjen e sotme të 35 vjeçarit A.K në Babimoc të Obiliqit.
Motivet dhe rrethanat se si ka ndodhur kjo vrajse nuk dihen, policia po vazhdon hetimet.
“Nje person eshte arrestuar si i dyshuari i ketij rasti. Policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plote te rrethanave”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.
Viktima A.K është nga komuna e Vushtrrisë ndërsa vrasja ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit./Gazeta Express