Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nga 4,700 zyrtarë të lartë, deri tani veç 150 e kanë deklaruar pasurinë

    10/03/2018 | 14:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, të cilët në përputhje me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

    Drejtori i Departamentit të Parandalimit të Korrupsionit në AKK, Afrim Atashi, thotë ky proces ka filluar mirë, por që numri i zyrtarëve që e deklarojnë pasurinë në fillim të muajit janë të paktë.

    Sipas tij, nga 1 marsi deri tani kanë mbushur formularët rreth 150 zyrtarë, derisa janë 4, 700 zyrtarë të cilët duhet të përfundojnë obligim ligjor për deklarim të pasurisë.

    “Procesi po shkon mirë, mirëpo si gjithmonë e kemi një problem me zyrtarë të lartë publik sepse ditët e para nuk vinë, po vijnë nga fundi dhe po kemi problem për guzhva edhe me probleme të tjera. Nuk mund t’i dhënë sqarimet e duhura. Për atë arsye apelojmë edhe prej zyrtarëve që të vijnë sa më herët dhe shpejt të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deri tash i kemi një numër relativisht të vogël, diku janë rreth 150 person nga një marsi deri më tani. Numri i përgjithshëm është rreth 4, 700 zyrtarë të latë publikë“, tha Atashi, për Kosovapress.

    Ai tha se vitin e kaluar, Agjencia ka ngritur kallëzim penal ndaj personave të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, por këto raste janë duar të prokurorive dhe gjykatave dhe se nuk di nëse janë gjobitur.

    Atashi madje shton se nuk janë të kënaqur me dënimet që i marrin.

    “Të gjithë ata zyrtarë të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë me kohë qysh ka qenë edhe ne vitin e kaluar, nuk e di numrin se nuk i kam statistikat e sakta dhe nuk kanë pasur arsye që se kanë deklaruar në afatin e paraparë e është zhvilluar procedura dhe janë bërë kallëzime penale në prokurori kompetente. Mirëpo, është në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve se a do të dënohen, a do të ketë aktakuza apo do të lirohen. Realisht nuk jemi shumë të kënaqur me dënimet që i marrim, mirëpo kjo është në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ata i kanë arsyetimet e tyre”, tha Atashi.

    Ai shton se këto arsye e kanë shtyrë AKK-në, që të ndryshohet Ligji për deklarimin e pasurisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.