Ish-Drejtoresha për Rini, Kulturë, dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë, Shpresa Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për pohimet e kryetarit të Vushtrrisë se ajo i ka dorëzuar çelësat në Institutin për Mbrojtjen e Trashëgëmisë Kulturore.
Rama ka shkruar se ajo nuk ka pasur ku t’i dorëzoj çelësat përpos në Institut, pasi që edhe aty i ka marrë.
“I ftoj organet Komunale që t’i përmbushin kushtet për marrjen e çelësave dhe kthimit të menaxhimit të Kalasë.
Unë do të vazhdoj të avokoj për çdo çështje që e prek rininë e qytetit tim dhe hapësirat në të cilat ata vepruan dikur. ” ka shtuar Rama.