Shkruan Fadil Bahtiri,
Kush e kthejë shpresën e LDK-së për pushtet dhe si u mposht PDK-ja në Vushtrri,
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Vushtrri ishte mposhtur nga Partia Demoikratike e Ksovës e cila kishte fituar zgjedhjet lokale në vitin 2007 dhe nga atëher kishte qëndruar në pushtet për 10 vite radhazi e udhëhequr nga kryetari Bajram Mulaku, i cili thuhet se ishte vetëm si një ushtrues detyre si kryetar Komune, pa e degjuar fare partia e tij (varsit e tij), gjë që flitet se edhe ai ishte mërzitur nga injorimi dhe nëpërkëmbja nga grupet e formuara për brenda PDK-së e që ndikonte direkt në ushtrimin e funksionit të tij si kryetar Komune.
Ishte e quditshme dhe e pa pranueshme se nga udhëheqja e PDK-së, u krijuan mure dhe ndarje në baza partiake të cilat krijuan një udhëheqje e cila vuri monopol në çdo instuticion të qeverisjes lokale mbi bazën e asaj qeverisjes dhe grupeve të cilat kanë udhëhequr me komunën e Vushtrrisë. Kandidatët të cilët garonin dhe tentonin në zgjedhje lokale për ta marr pushtetin nga PDK-ja, ishin jo të forte politiksht për tu përballë me kundershtarët dhe grupeve të sponzorizuara pikërisht nga PDK-ja të cilat me çdo kusht donin të rrinin në pushtet për interesa të tyre grupore e jo për interesa të qytetarëve.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte analizuar dhe vlersuar se i vetmi njeri (kandidat) që mund ta kthej LDK-në në pushtet dhe shpresën tek qytetarët, ishte kandidati z. Xhafer Tahiri, i cili vlersohej shumë për aftësin dhe shkathësin e tij, jo vetëm nga partia e tij (LDK) por edhe nga qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, andaj sot është kryetar i tyre. Ai pranoj kërkesën e partis së tij (LDK) për të cilën qendra e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e kishte mirëpritur një kandidatur serioze dhe e kishte vlersuar lart gatishmërinë e z. Xhafer Tahirit, i cili ishte i bindur qind për qind se do ta fitoj garën dhe do ti përmbushë kërkesat karshi qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, gjë që edhe ndodhi për fat të mirë.
Me të shaplluar rezultati i zgjedhjeve lokale në tetor të viti 2017, të cilat e nxirrën në balotazh LDK-në të cilës i printe vetë z. Tahiri. Ai mbajti një takim me strukturat e partis dhe poashtu mbajti një konferncë për shtyp të shkurtër i cili shpalli fitoren e partis së tij (LDK) që në rundin e parë dhe nga ai moment pothuajse çdo ditë punonte me qytetarët e Vushtrrisë si kryetar Komune, e jo si një garues në garë.
Caktimi i mbajtjes së Raundi të dytë nga KQZ për zgjedhje lokale në Vushtrri, e obligoj z.Tahirin ta deshmoj shkathtësinë e tij politike i cili filloj punë me çdo qytetar, por që respektoj edhe vullentin e partive tjera politike me përjashtim të PDK-së për të cilën qytetarët kishin vendosur ta largonin nga udhëheqja komunale. Këtë iniciativ e morri për të deshmuar gatishmërinë e tij për ta ndryshuar gjendjen në Vushtrri por edhe për të treguar se Vushtrria duhej të udhëheqej nga një qytetari e bashkuar dhe e unifikuar e jo për të formuar grupe të ndryshme dhe për të ndarë e përjashtuar, i cili për këtë u vlersua dhe u shpërblye me vota nga qytetarët e Vushtrrisë në raundin e dytë, i cili mori 15,000 vota që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Xhafer Tahiri si kryetar komune, pranoi mandatin në mesin e muajit dhjetor të vitit 2017 dhe menjëherë filloj ta bëj skanimin e gjendjes të qeverisjes së kaluar nga PDK-ja, si dhe filloj menjëherë ti caktoj drejtorët e drejtorive komunal, për të filluar punët e zbatimit në programin e tij qeverisës për të cilin kishte premtuar për realizim në të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë. Si kryetar komune ai menjëherë vuri presionin në Kuvendin e Kosovës për ta mbështetur qeverisjen që po udhëheq me të, e cila u deshmua se nuk kishte ndodhur më parë për të cilën kishte kërkuar të ndahen mjete për Zonën Ekonomike për ndërtimin e parkut të biznesit që pritet shpejt të fillojnë punët në Lumadh.
Si kryetar i Komunës Xhafer Tahiri në 2 muajt e parë të qeverisjes ka realizuar:
1.Ndarja e 1,200,000.00 € nga Kuvendi i Kosovë për Zonën Ekonomike për ndërtimin e parkut të biznesit;
2. Publikimi i shpenzimeve të kryetarit (transparenca)
3. Memorandum bashkëpunimi me Bashkësin Islame për mbulimin e shpenzime të varrimit;
4. Heqja e kufizimit të numri të caktuar e qytetarëve për kryerjen e analizave në QKMF nga nr, 50 i kufizuar sa ishte më parë;
5. Vendimi për kujdesin shtëpiak, (lehonave, personave të moshuar dhe personave me nevoja të veqanta) pa pagesë;
6. Inspektimi i lejeve ndertimore;
7. Anulimi i kontratave për vendosjen e objekteve private në “Kalanë e qytetit”;
8. Sherbim i komunës në kohë të pauzës për të kryer punët administrative për qytetarë;
9. Ndalimi dhe respektimi i ligjit për pirjen e duhanit!