Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka ndarë mirënjohje këngëtares Elvira Mazhiqi nga Vushtrria.
Kjo mirënjohje iu dha Elvirës pasi që ajo fitoi çmimin e parë në festivalin “Flakadani i Karadakut”.
“Vushtrria është e bekuar me artist të shkëlqyeshëm ndërsa unë jam i përkushtuar që ti përkrahë dhe bashk me ta të avancojmë kulturën në qytetin tonë.” ka shkruar Tahiri në profilin e tij në rrjetin social facebook.