Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këto ura dhe rrugë janë ende të mbyllura për qarkullim në Vushtrri (Foto)

    05/03/2018 | 15:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe pse kanë kaluar disa ditë prej fillimit të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës, në territorin e Komunës së Vushtrrisë ende po qëndrojnë të mbyllura rrugë dhe ura, raporton portali Veriu.info.

    Pas kësaj gjendje, sot Drejtoria e shërbimeve publike përmes një njoftimi bënë të ditur se cilat rrugë janë mbyllur.

    “Pas reshjeve të fundit dhe vërshimeve të shkaktuara, disa nga rrugët brenda territorit të komunës, në segmente të caktuara janë bërë të pakalueshme. Aktualisht akset rrugore të pakalueshme janë ai në fshatin Pestovë dhe Prelluzhë, ndërsa pjesërisht vështirësi ka në rrugën regjionale R220 në së paku tre lokacione, lokacioni te Ura e Silnicës dhe në fshatin Gllavotin”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë komunale për shërbime publike.

    Po ashtu Komuna u bënë thirrje qytetarëve që për qarkullim të lirë të shfrytëzojnë rrugët alternative në mënyrë që të shmangin rreziqet për dëme eventuale. /Veriu.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ekipi i REL sulmohet në Zubin Potok
    • Kamberi drekon me Hillin: Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës kërkon masa urgjente
    • Dyshohet se dëmtuan një flamur në Graçanicë, arrestohen të rinj
    • Në Vushtrri vendkalimet për këmbësorë nuk janë më zebra, por si piano
    • Pacolli për situatën në veri: Kurti dështoi në diplomaci, Kosova do paguajë faturën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.