Komuna e Vushtrrisë si institucion i vetqeverisjes lokale ka në kuadrin e saj edhe disa drejtori të cilat funksionojnë si varëse të Kryetarit të Komunës.
Së fundmi ndryshimi i strukturës qeverisëse lokale në Vushtrri pas zgjedhjeve të 22 Tetorit ka sjellur edhe emra të rinjë në këtë garniturë qeverisëse.
Një vrojtim i thjeshtë i aktiviteteve të fundit nga këto drejtori mund të jetë edhe një konkludim për atë se në cilën nga to po punohet më shumë, së paku si pas përshtypjes mbi vendimet që merren edhe të cilat kanë efekt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit.
Kjo nëse marrim parasysh vendimet dhe aktivitetin që zhvillojnë nga këto drejtori, ku prijnë Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me disa nga vendimet e saj siç janë largimi i kufizimit të numrit të qytetarëve për analiza në QMF, si dhe vendimi tjetër i marrë së voni për ndalimin e reklamacionit të produkteve farmaceutike, si dhe një projekt tjetër është edhe ai ““ Vizita dhe ofrim i shërbimeve shëndetësore falas për banorët e Komunës së Vushtrrisë ” .
Prapa nuk qëndron as Drejtoria për Administratë e cila në këtë periudhë 3 mujore ka marrë disa vendime, të tilla si ai i funksionalizimit të E-Kioskut, zgjatje e orarit të punës për të zyrave për shërbime civile, lansimi i Qendrës së Thirrjevee për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë si dhe largimi i pagesave në arkivin e komunës.]
Një aktivizim i tillë ka qenë edhe në Drejtorinë për Shërbime Publike e cila ka vazhduar të ofroj mbështetje që kanë të bëjnë kryesisht me furnizimin e rregullt me ujë, si dhe gatishmërin për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në situata të vështira të reshjeve atmosferike.