Marko Gjuriq është arrestuar para pak minutash në veri të Mitrovicës, kjo për shkak se ai po qëndronte ilegalisht në Kosovë.
Portali Indeksonline ka siguruar një fotografi të Marko Gjuruqit, të arrestuar dhe brenda autoblindës së Njësisë Speciale të Kosovës.
Policia e Kosovës është duke e dërguar të arrestuarin Gjuriq në Prishtinë.
Gjuriq nuk kishte leje për të hyrë në Kosovë, por ai shpërfilli vendimin e shtetit të Kosovës. Ai po mbante një takim në Mitrovicë të Veriut, në momentin kur ishte arrestuar.