Gjatë ditëve në vijim në gjithë territorin e Kosovës do të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Edhe në disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë do të ketë reduktime, se për cilët fshatra bëhet fjalë mund të shihni në vijim.
Më 13.03.2018 në NS 110/10kV Vushtria 2 do të ndërprehet:
· Dalja 10 kV Maxhuanj (Kodi: 73000011) prej orës 10:00-10:30 dhe prej orës 14:30-15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e Ormanit 0.4 kV.