Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    I ati kujton djalin që ia mbytën qentë në Kamenicë, ankohet se institucionet nuk morën përgjegjësi

    17/03/2018 | 11:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    ​Erion Foniqi i mbytur para nëntë vjetësh nga qentë endacakë në Karaçevë të Kamenicës derisa po kthehej nga shkolla, sot do të ishte 17 vjeç. Babai i Erionit, Shaban Foniqi e ka përkujtuar djalin e tij, duke thënë se sot e asaj dite institucionet lokale nuk kanë bërë asgjë për të trajtuar qentë endacakë.

    “Qentë nuk u asgjësuan asnjëherë, madje edhe tani kur vizitoj Kamenicën shoh kudo qenë të tërbuar”, ka thënë Foniqi, i cili me familje tani jeton në Francë.

    Shabani ka shtuar se edhe pse kaluan nëntë vite askush nuk dha përgjegjësi nga institucionet lokale.

    “Unë edhe atëherë kisha bërë kërkesë urgjente në Komunën e Kamenicës, për të ndërmarr masa ndaj qenve endacak. Kërkesa ishte e kot drejtuar komunës dhe për ne një mall i pa harruar dhe kur e shikoj ende kërkesën më shfaqet djali im duke me thënë, baba shpëtomë se unë po vdes. A sikur t`i ishte marr kërkesa nga komuna e Kamenicës sot djali im do i kishte mbushur 17 vite”, shprehet Shabani për Rajonipress.

    Foniqi apelon tek institucionet komunale dhe ato të sigurisë që të kenë kujdes nga qentë endacak të cilët mund të marrin ende jetë njerëzish.

    “Tani jetoj në Francë ku edhe jam rehatuar, por i thyer shpirtërisht sepse nuk kam mundur të durojë ende me këto padrejtësi që po bëhen ndaj familjes sime”.

    Eerion Foniqi humbi jetën më 18 mars 2009 nga qentë endacak kurse Shabani e ka të vështirë ta kujtojë këtë ditë dhe atë moment, kur ka marrë lajmin se djali i tij ishte sulmuar nga qentë endacakë.

    “Ndihem i traumatizuar edhe sot e asaj dite. Nuk ndihem mirë as kur e kujtojë momentin e kobshëm. Kalova e përjetova momente të rënda sepse ishin obligimet tjera familjare që më detyruan të marrë botën në sy. Nuk e kisha të lehtë as vendimin për ta braktisur vendlindjen e familjen time”, ka thënë ai.

    Shabani thotë se ende është i trishtuar dhe i traumatizuar nga data 18 mars 2009. “Edhe pas kaq vitesh ende qentë endacak janë të shumtë në Karaqevë e Kamenicë.

    “Janë me mijëra qenë që askush nuk shqetësohet për këtë dukuri. Unë si prind dhe viktimë e këtyre qenve i bëjë apel institucioneve komunale dhe atyre të sigurisë që të kujdesen për nxënësit, arsimtarët dhe ata që udhëtojnë gjatë dhe natës”, ka thënë ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.